Kosovarja kampione e Matematikës në Cyrih

14-vjeçarja, Dorea Robellin, është kampione kantonit të Cyrihut në garën e matematikës. Lajmin për të e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila ka thënë se gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për kosovarët.

Ambasadorja ka shkruar se diaspora po ua flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport.

“Më lejoni tua prezantojë Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu