Kosovë, serbi “feston Pashkët” duke sulmuar dhe dëmtuar xhaminë (FOTO)

Lajmi ishte dhënë se ishin kishat ato që mund të sulmoheshin ditën e Pashkëve, por në realitet ka rezultuar se këtë fat e ka patur një xhami dhe kjo ka ndodhur në Kosovë.

Kështu, në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës është dëmtuar xhamia brenda dhe jashtë saj.

Sulmin në këtë xhami e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka deklaruar se sulmuesi është shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb.

“Policia ka pranuar një informatë për dëmtim të xhamisë, shtëpi private dhe të shkollës fillore në fshatin Llabjan të Novobërdës. Një person i dyshuar shtetas serb banorë i Llabjanit i moshës madhore është arrestuar nga policia qe dyshohet se ka kryer këtë sulm. I njëjti po intervistohet nga policia”, ka thënë Hashani.

“I njëjti besohet se është i involuar në raste të njëjta për dëmtim pronë, në një shkollë në Llabjan, së paku dy-tri shtëpi, të gjitha këto dyshohet se lidhen me këtë person”, ka shtuar ai.

E gjithë kjo ka ndodhur në Ditën e Pashkëve, por nuk dihet nëse ky sulm lidhet me këtë festë./TeSheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu