Kostadinov: Skenaristë të incidentit të sotëm janë Mickoski dhe Gruevski

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “skenaristë të incidentit të sotëm janë Mickoski dhe Gruevski dhe këto dy po bëjnë përpjekje përmes skenarë të ndryshëm shpërqendrojnë publikun”.

“Mediat dhe internet portalet e afërta të OBRM-PDUKM-së sot kanë publikuar lajme të pasakta dhe të rreme si pjesë e këtij skenari”, tha Kostadinov duke shtuar sjellja e Micskoskit dhe është dëshmi për këtë posaçërisht për shkak se Jankieski s’ka pasur aspak lëndime trupore.

Kostadinov tha se LSDM dënon ashpër incidentin e sotëm në Shuto Orizare dhe falë intervenimit të shpejtë të institucioneve nuk arriti provokimi dhe skenari i paramenduar i Mickoskit dhe Gruevskit.

“Presim nga të gjitha institucionet kompetente ta zbardhin rastin. S’do lejojmë Mickoskin dhe Gruevskin ta fusin Maqedoninë e Veriut në kriza të reja dhe tensione”, tha zëdhënësi duke thënë se përgjegjësi për 27 prillit patjetër të ketë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu