Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski vazhdoi aktivitetet e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ata sot së bashku me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq kanë pasur një takim me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Në takim u diskutua për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me prioritet Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesi i BE-së, Lajçak edhe një herë theksoi mbështetjen e fuqishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi vendin tonë si partner të besueshëm të Unionit.
Bashkëbiseduesit konstatuan se promovimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është me rëndësie kyçe, i cila nga ana tjetër kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.










