KQZ certifikon kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, disa lista nuk kalojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 95-të për këtë vit, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, ku u morën vendime për certifikimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas vendimeve të KQZ-së, për pjesëmarrje në zgjedhje janë certifikuar kandidatët e 23 subjekteve politike, përfshirë 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1,146. Megjithatë, lista me 33 kandidatë për deputetë nga partia Lista Serbe nuk mori votat e nevojshme për certifikim.

Ndërsa subjekti politik KOALICIJA VAKAT nga komuniteti boshnjak ka certifikim të pjesshëm, me 42 nga 43 kandidatët, për shkak të dyshimeve mbi përkatësinë etnike të njërit prej kandidatëve.

Të gjithë subjektet politike që nuk janë certifikuar mund të paraqesin ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Lista e detajuar e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar do të publikohet nga KQZ-ja në faqen e saj zyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu