KQZ drejt përfundimit të numërimit, Nisma zyrtarisht nuk e kalon pragun

Ndërkohë që janë numëruar 97% e votave. Partia Nisma e Fatmir Limajt, rezulton se ka marrë saktësisht 20 mijë e 59 vota.

Kthyer në përqindje i bie 2,59% që për Nismën Socialdemokrate janë të pamjaftueshmepër ta kaluar pragun zgjedhor.

Kjo përqindje e votave të publikuara nga KQZ-ja është nga totali i votave të rregullta të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato të diasporës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu