Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve, ta përmbyllë sot.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar deri më tani janë rinumëruar mbi 95% e vendvotimeve dhe pjesa e mbetur pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.
“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky process, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë. Ky proces, planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, tha Elezi për portalin rtv21.tv.










