Krenar Lloga thirrje VLEN-it: Pika kufitare Qafthanë pa polic shqiptar. Skuquni pak!

Nënkryetai i ASh-Ziadin Sela, Krenar Lloga nga radhët e koalocionit AKI, me një status në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj koalocionit VLEN duke i’u bërë thirrje të shkojnë në pikën kufitare Qafthanë e të shohin se nuk ka asnjë polic shqiptar në turn, shkruan InfoShqip.

Në vazhdim postimi i plotë i Llogës:

“Ftoj vLEN-istët votues a funksioner, xhentelmen ose jo, të afrohen në Pikëkalimin Kufitar të Qafës së Thanës🇲🇰🇦🇱 dhe të shohin se, në ndërrimin aktual, nuk ka as edhe një polic shqiptar nga ana jonë. Skuquni pak, nxihuni pak, në krejt ndërrimet keni lënë vetëm 4-5 shqiptarë gjithësej. Turp.

Ku e lam, e ku na katandisët!” perfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu