Në rrjetet sociale qarkullon një foto e re e “trupit të nënës” e cila po bën që gra nga të gjitha vendet të bashkohen dhe të duartrokasin. Kjo foto i bën ato të jenë krenare për trupin e tyre, ashtu siç janë, plot defekte.
Gjithçka nisi me fushatën e Constance Hall e cila i nxiti nënat të festojnë veten e tyre sepse ato padyshim janë mbretëresha.
Constance Hall doli në skenën e mediave sociale kur postoi në Facebook, shkrimin rreth “seksit të prindërve të martuar” dhe menjëherë pasoi me një post se si të jesh një nënë e mire.
Tanimë ajo ka një “ushtri” me ndjekës dhe fansa, pasi postoi një tjetër shkrim ku ajo i kërkon nënave të: “Duan veten e tyre njësoj siç do të donin që vajzat, mbesat, fëmijët e shoqeve të donin veten e tyre” dhe si zakonisht ajo e mori vet hapin e parë dhe u bë shembull kur postoi këtë foto në rrjetet sociale, si një thirrje për ndërgjegjësimin e të githa nënave të tjera.
Pas kësaj mijëra nëna filluan ta ndjekin Constance Hall në rrjetet sociale duke mbështetur, komentuar në lidhje me këtë çështje.
Ja komenti i një nëne:
“Plagët e shtatzanisë dhe shenjat e strijave i fituam duke sjellë në jetë fëmijët tanë, dhe cdo mëngjes sa herë i shikoj aq më shumë krenare ndihem për to, për fëmijën dhe vendimin tim…”











