“Krenohet” Vuçiç: Kam një muaj që them se Amerika do të sulmojë Iranin, po më bëni budalla

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vizitoi dje Qendrën e rindërtuar Kombëtare të Dispeçerit të Rrjetit Elektroenergjetik të Serbisë, duke diskutuar pasojat e situatës energjetike globale dhe zhvillimet e fundit politike. Ai e konsideroi shekullin e energjisë dhe theksoi se përballë pasigurisë në furnizimin me energji, janë të nevojshme investime të mëdha. “Nëse kjo vazhdon, do të përjetojmë ferrin në Evropë.

Çmimet e naftës dhe gazit mund të rriten në nivele të papërballueshme, dhe për këtë duhet të mendojmë për masa urgjente”, tha Vuçiç, duke shtuar se ngushtimi i Ngushticës së Hormuzit dhe mbyllja e rubinetit nga Katari janë veprime të papritur që mund të ndikojnë në ekonominë e Serbisë. Ai theksoi se Serbia është më e përgatitur se kurrë për sfidat energjetike, duke përmendur se ka ende rezerva të mëdha dhe rafineritë funksionojnë. Vuçiç po ashtu nguli theksin në pasojat katastrofike që mund të ketë një sulm ndaj Iranit, duke pyetur: “Çfarë do të bënim tani, nëse nuk do të kishim rezerva të naftës?” Duke folur për situatën politike, ai komentoi mbi zgjedhjet lokale dhe kritikoi ata që e akuzuan se i kishte shpallur për t’i shmangur ndikimet e mundshme të humbjes së Viktor Orbán në Hungari.

“Çfarë budallallëku! Këto janë zgjedhje të rregullta”, tha Vuçiç, duke shpjeguar se Orbán është një mik i madh i Serbisë. Më tej, presidenti serb komentoi shqetësimet e Kroacisë për rritjen e forcës ushtarake të Serbisë, duke thënë se Kroacia ka një ushtri të fortë dhe se nuk ka frikë nga Serbia, por shqetësohet për forcimin e saj. “Ata e dinë që nuk do t’i sulmojmë, por një Serbi më e fortë është një problem për ta”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu