Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu pozitiv me koronavirus

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Fetahu nëpërmjet rrjetit social të tij Facebook ka informuar se gjendja e tij është mirë.

“Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptomë problematike. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak. E konsideroj veten si i i sprovuar nga i Madhi Zot” ka shkruar ai.

Reisul Ulema Fetahu bën apel që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente dhe që sot besimtarëve mysliman ua uron festën e Kurban Bajramit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu