Kreu i FSHF Duka u del në mbrotje Shaqirit dhe Xhakës, kjo që po bën FIFA është sa qesharake aq edhe primitive

Ideja për inicimin e procedurës disiplinore nga FIFA për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin tashmë është shndërruar në temën kryesore si në Zvicër poashtu edhe në Shqipëri e Kosovë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ku ai nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në Facebook thotë:

Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive. Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”!, ka shkruar Duka në profilin e tij në Facebook. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu