Një 16-vjeçar e ka pësuar keq në një plazh të Melburnit në Australi. Adoleshenti Sam Kanizay u gjakos në këmbë kur po lahej në det. Ai u dërgua në spital për t’i ndalur gjakderdhjen në të dy këmbët.
Adoleshenti Sam po qëndronte për një kohë të gjatë në ujë dhe nuk e kishte kuptuar se krijesat po i kafshonin këmbët, vetëm pasi pa gjakun. Një profesor i quan këto gjallesa si “morrat e detit”. Duke parë plagët në këmbët e djalit, ai është i bindur se kafshimet janë shkaktuar pikërisht nga “morrat e detit” dhe jo nga krijesa të tjera.
Megjithatë, ai thotë se sapo të ndjeni se ju kafshojnë, dilni nga uji dhe nuk do të ketë asnjë pasojë më pas.
Profesori apelon që prania e këtyre gjallesave nuk duhet të alarmojë njerëzit. “Morrat e detit” janë shumë të vogla dhe shkaktojnë vetëm plagë sipërfaqësore. Ato zakonisht hanë kafshë të ngordhura, për shkak se nuk lëvizin. Sam po qëndronte në ujë pa lëvizur, dhe kjo është arsyeja pse këto krijesa u mblodhën duke kafshuar këmbët e tij.










