Krijimi i qeverisë Kurti dhe Osmani, Konjfuca pritet të mbajë rolin e Kryeparlamentarit ose të Ministrit të Jashtëm

Glauk Konjfuca në qeverinë Kurti 2 pritet që të mbajë rolin e Kryeparlamentarit ose të Ministrit të Jashtëm të Kosovës. Qeveria Kurti-Osmani pritet që të votohen javën tjetër, ndërkohë që në lidhje me pozicionet që pritet të mbajnë anëtarët e qeverisë Kurti-Osmani ka folur Arbërie Nagavci.

Ajo tha se në VV janë duke shqyrtuar të gjithë pozicionet e mundshme dhe se çdo anëtar do të shkojë atje ku kontribuon më shumë.

Në Lëvizje jemi duke i shqyrtuar të gjitha pozicionet, nuk është se e kemi vendosur se kush do të jetë, unë do të jemi aty ku konsiderohet se mund të kontribuojmë më shumë. Ekipi i LVV-së do të jetë shumë profesionist me persona kompetentë në të gjitha pozitat”, ka thënë Nagavci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu