Kritika të shumta ka pasur në drejtim të familjes Ronaldo gjatë ditës së sotme në Portugali. Derisa Cristiano po qëndron në karantinë pasi dy shokët e tij të skuadrës, Rugani dhe Matuidi dolën pozitiv me koronavirus, gruaja e tij është fotografuar derisa bën shoping në një qendër tregtare në Madeira.
Ajo është parë jashtë pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve portugeze që të mos dalin nga shtëpia.











