Turqia po vendos 1000 forca speciale policie përgjatë kufirit të saj me Greqinë për të ndaluar fluksin e migrantëve drejt territorit të saj, sipas ministrit të brendshëm Suleyman Soylu, duke shtuar se rreth 164 migrantë ishin plagosur nga autoritet greke.
Komente të Soylu vijnë pas një lufte fjalësh midis Ankarasë dhe Athinës pas vendimit të Turqisë për të mos respektuar më një marrëveshje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian, për të ndaluar flukset e paligjshme të migracionit në Evropë në këmbim të miliarda eurove ndihmë.
Që nga ajo kohë, mijëra migrantë kanë arritur në kufirin turk me Greqinë me shpresën për të kaluar në Evropë. Ankaraja ka akuzuar autoritetet greke se ka vrarë dhe plagosur migrantë afër kufirit. Athina e ka refuzuar këtë, duke thënë se policia turke po ndihmonte migrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
“Ata plagosën 164 njerëz. Ata u përpoqën të shtyjnë 4,900 njerëz përsëri në Turqi,” tha ai. “Ne po vendosim 1000 policë të forcave speciale në sistemin kufitar … për të parandaluar zmbrapsjen.”
Turqia, e mbyllur në një konflikt ushtarak me Moskën dhe Damaskun në veriperëndim të Sirisë, pret 3.6 milion refugjatë sirianë dhe ka thënë se nuk mund të trajtojë më shumë.
Ajo dëshiron që BE të mbështesë me forcë përpjekjet e saj në Siri dhe të sigurojë më shumë fonde për t’u kujdesur për gati një milion të zhvendosur atje. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u takua me zyrtarët e BE të Mërkurën për të diskutuar zhvillimet në Siri dhe migrantët që përmbytin kufijtë evropian.
Zëdhënësi i Erdogan më vonë tha se “asnjë propozim konkret” për migrantët nuk ishte bërë në bisedime.










