Kriza në kufirin greko-turk, Borell: Ku ka të drejtë e ku gabon Ankaraja

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell shprehu shpresë se vendet evropiane nuk do të duhet të dërgojnë trupa në kufirin greko-turk për të ndaluar një valë të re të mundshme të refugjatëve sirianë.

“Shpresoj se nuk kemi nevojë të angazhojmë ushtrinë,” tha Borell kur u pyet nëse ai pa një rol për trupat e vendeve anëtare të BE-së në kufirin greko-turk.

Borell tha se pajtohet me Turqinë se ndihma e Bashkimit Evropian për atë vend nuk është e mjaftueshme, sepse situata e sotme është më e vështirë se ajo në vitin 2016, kur u arrit një marrëveshje e ndihmës financiare me Turqinë në këmbim të mbajtjes së refugjatëve.

“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë sa më shumë që të kemi mundësi, por vazhdojmë t’u themi atyre se shtytja e njerëzve drejt kufirit nuk është zgjidhje për askënd dhe se i vë njerëzit në rrezik. Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin, por jo aq sa t’i bindim njerëzit se ata mund të arrijnë në Evropë,” tha Borrell.

Borell u tha gazetarëve gjatë një vizite në Ankara se BE do të ndajë një ndihmë urgjente humanitare prej 170 milion eurosh në Siri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu