Kroaci-Serbi: Kolona automjetesh nëpër vendkalime kufitare

Mediat kroate raportojnë për kolona të gjata kilometrash të automjeteve që presin për të hyrë në Kroaci. Njoftohet se pjesa më e madhe e tyre do të kalojnë tranzit nëpër Kroaci. Njëkohësisht mediat serbe njoftojnë për situatë të njëjtë në vendkalimet kufitare Hungari- Serbi dhe Kroaci-Serbi, kurse si shkas përmenden edhe masat e reja, respektivisht testi I detyrueshëm PCR negativ për hyrje në Serbi që hyn në fuqi nga 20 Dhjetori.

Kamerat e ueb faqes zyrtare të Lidhjes Auto-Moto të Serbisë tregojnë kolona të gjata automjteesh për hyrje nga Hungaria në Serbi, kurse situatë e njëjtë është edhe në vendkalimin kufitar me Kroacinë. Në mesin e udhëtarëve që kalojnë tranzit nëpër Kroaci dhe Serbi, sipas publikimeve nëpër rrjetet sociale, ka edhe shumë qytetarë shqiptarë të cilët kanë vendosur që festat e fundvitit t`I kalojnë afër familjeve të tyre në Kosovë e Maqedoni të Veriut, aq më tepër kur autoritetet zvicerane ditë më parë shfuqizuan karantinimin për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu