Kroacia do të ndërtojë kamp ushtarak në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homolgun e saj nga Kroacia, Gordan Grlić Radman.

Ky takim i cili u mbyll për media, u mbajt në objektin e kësaj ministrie e ku u diskutua edhe një çështje e rëndësishme për siguri.

Kroacia, si duket, ka vendosur ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, i cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

“Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha ai.

Ndryshe, Kroacia ka bërë të ditur sot që do të dhurojë 10 mijë vaksina për Kosovën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu