Pas shumë spekulimesh, më 2025 Kroacia zyrtarizoi se marina e saj do të fuqizohet me blerjen e dy luftanijeve më të mëdha që i ka marrë deri tash.
Siç ka shkruar “Jutarnji”, marrëveshja për blerjen e tyre do t’i kushtojë shtetit kroat prej 660 milionë eurosh deri 1.6 miliardë.
Disa shtete janë në “garë” për t’ia shitur anijet Kroacisë.
Këto anije përdoren zakonisht për mbrojtje bregdeti dhe jo për t’u futur thellë nëpër oqeane. Anijet kanë gamë të plota armësh për luftë kundër anijeve, kundërajrore por edhe kundër nëndetëseve.Anijet e tilla, që synon t’i blejë Kroacia, peshojnë prej 1000 deri 3500 tonë. Ato janë rreth 80-120 metra të gjata dhe kanë mundësinë të operojnë në tri versione (zakonisht përdoren në luftën kundërajrore).
Sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore janë të gjatësisë të shkurtër rreth 20-25 kilometra, ka rrallë që janë edhe deri në 70 kilometra, por kurrë me rreze të gjatë veprimi. Mund të ketë edhe përjashtime.
Kur bëhet fjalë për ofertat që mund t’i zgjedhë Kroacia aty hyjnë në garë Franca me “Gowind”, Gjermania me “Brauschweig”, Italia me EPC, Belgjika me SIGMA, Spanja me “Avante 2200”, Turqia me “Ada”, Koreja e Jugut, por edhe Amerika.










