Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris sot ndodhet në Shkup. Ai realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Ky i fundit shprehu ngushëllime për viktimat e vërshimeve që ndodhën ditët e fundit nga moti i ligë në Athinë.
Zaev tha se me Janis Butaris folën për çështjet që janë me interes të përbashkët për qytetarët e Maqedonisë dhe Greqisë. Qëllimi sipas Zaevit është që qytetarët e të dyja vendeve të afrohen sa më shumë.
Ndërkaq Kryebashkiaku i Selanikut është planifikuar edhe takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti./InfoShqip.com










