Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut promovoi iniciativën e Forumit të Prespës për Dialog

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, promovoi sot iniciativën e re të Forumit të Prespës për Dialog, një platformë e krijuar për të mbrojtur dhe promovuar përfitimet e tre marrëveshjeve politike: Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës.

Ministri Osmani sot në një konferencë për media iu referua iniciativave rajonale që dalin nga misioni i mandatit të tij. Duke theksuar se Forumi i Prespës për Dialog është planifikuar të mbahet këtë vit, Osmani tha se qëllimi i forumit është që ai gradualisht të bëhet forum i njohur me të cilin do të njihet vendi ndërkombëtarisht.

Sipas Osmanit, iniciativa e Forumit të Prespës për Dialog është një platformë e krijuar për të mbrojtur, promovuar dhe orientuar përfitimet dhe domethënien e tre marrëveshjeve politike, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit; Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, Miqësinë dhe Bashkëpunimin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë; si dhe Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Qëllimi i Forumit të Prespës për Dialog është të bëhet një platformë ose vend për ndërtimin e urave, të kulturës së miqësisë dhe besimit për pajtimin midis kombeve, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, afrimit dhe tejkalimit të stereotipave“, tha ministri Osmani.

Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, siç tha Osmani, do të organizohen ngjarje më të vogla gjatë gjithë vitit, ndërsa ngjarja kryesore vjetore do të jetë në formën e një konference ndërkombëtare dhe do të mbahet në qershor 2021 në Ohër, ku do të ftohen përfaqësues politikë të nivelin më të lartë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të mediave se çfarë pret nga presidenca portugeze e Këshillit të BE-së, Osmani theksoi se ka pritje pozitive kur bëhet fjalë për miratimin e kornizës së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut.

Pres që Gjermania të vazhdojë angazhimin gjatë presidencës portugeze, por sipas kontakteve të para që kemi me presidencën portugeze, ajo ka synime serioze të vazhdojë aty ku mbeti presidenca gjermane dhe sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për dallimet në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, respektivisht të miratohet korniza negociuese“, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu