Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur para protestës ku ka thënë se askush nuk e ndal opozitën as koha që bëhet protesta dhe moti. Në një prononcim për mediat Kryemadhi ka thënë se kjo është protesta më e madhe e qytetarëve, dhe sipas saj tregon se Rama është rrëzuar.
“As nuk na kushtëzon njeri dhe as nuk ndalon njeri. E rëndësishme është që çdo ditë shtohet pjesëmarrja e qytetarëve. Sot mjafton të shikosh se si rrugët janë të mbushura dha buçasin nga qytetarët dhe kanë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Kjo tregon se protesta e opozitës është rritur dhe sot janë më shumë se në 16 shkurt. Unë e kam thënë dhe duhet vendosur në Kushtetutë dhe çdo njeri që merr përgjegjësi shtetërore s’duhet të bëjë analizat mjekësore, pasi nuk mund të lëmë Shqipërinë në dorë të këtyre njerëzve”.










