Kryemadhi kërkon nga këshilltari i Mitsotakis njohjen e Kosovës dhe transparencë për marrëveshjen e detit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot me Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombërtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht deputet dhe këshilltar i kryeministrit Mitsotakis, Anastasios Chatzivasileiou.

Gjatë takimit, Kryemadhi vlerësoi marrëdhënien e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, dhe tha se respektimi i minoritetit grek është një urë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kryemadhi gjithashtu tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se marrëveshja e detit me Greqinë duhet realizuar me transparencë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu