Kryemadhi: Rama i puthi dorën vajzës sime dhe ajo e theu

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mohuar zërat që qarkullojnë për një takim të mundshëm mes saj dhe kryeministrit Rama.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Kryemadhi e mohoi kategorikisht diçka të tillë.

Kryemadhi tregoi vetëm një rast para disa kohësh, teksa ajo ishte me Bashën dhe vajzën e saj Era, të cilës Rama i kishte puthur dorën dhe pas një jave sipas Kryemadhit kishte pësuar një incident.

Ajo u shpreh:

Të jeni të bindur që jo. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëngjesi, jep dorëheqjen”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu