Kryeministrat shqiptarë takohen në Tiranë: Flasin edhe për mini-shengenin Ballkanik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa vizitën e tij e nisi me takimin me kryeministrin Edi Rama.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për idenë e mini shengenit Ballkanik. Por, i pyetur nëse do të kërkojë shtyrjen e nënshkrimit të marrëveshjes nga Rama deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, Kurti nuk është përgjigjur.

Më Tiranë ai do të takohet edhe me Presidentin shqiptar Ilir Meta, e më pas me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Takime do të ketë edhe me opozitën, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërsa nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do ta marrë “Çelësin e Tiranës”.

Agjenda e kryeministrit Kurti:

Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama.

Vendi Pallati i Brigadave, ora 09:00

10:10- Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendi: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ora 10:45

Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta.

Vendi: Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ora 11:20
Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.

Vendi: Bashkia e Tiranës, ora 11:55

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Vendi: Selia e PD-së, ora 12:20.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu