Edi Rama sot ka nxituar të njoftojë personalisht, si një inxhinier mekanik, se çdo bëhet me makinat dhe koalidimin e tyre. Kjo është punë e ministrisë së Transportëve dhe jo e kryeministrit, por kryerilandasi turret për të kapur ndonjë votë, ndonëse fundi me 25 prill është i pashmangshëm. E megjithatë burimet pranë qeverisë tregojnë se po luan me mjeshtri që gjoja ia kaloi shtetit në mënyrë që më pas t’ia jap një privati tjetër, afër Rilindjes.
Ja se ç’shkruan sot kryeministri:
Mirëmëngjesi
Me një lajm të mirë
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë deri tani në punën transformuese të #DPSHTRR









