Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan nuk pranon të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

Në Armeni kanë filluar demonstrata anti-qeveritare pasi kryeministri i vendit Nikol Pashinyan pranoi humbjen kundër Azerbajxhanit dhe nënshkroi një marrëveshje paqeje, duke i dhënë fund konflikteve të armatosura prej disa javësh në Nagorno-Karabak, por kryeministri armen tha të hënën se dorëheqja nuk ishte në axhendën e tij, shkruan InfoShqip.

Lufta mund të ishte parandaluar, por ne vendosëm të luftonim. E di që unë jam i pari që jam përgjegjës për situatën. Për atë arsye, unë mund të paraqitem në gjykatë, nëse do të më duhet”, tha Nikol Pashinyan në një video konferencë, duke iu referuar marrëveshjes së armëpushimit me Azerbajxhanin e arritur me ndërmjetësimin e Rusisë.

Të gjitha partitë opozitare i bënë thirrje Pashinyan-it të tërhiqej, në mënyrë që të parandalojë “humbjet e pariparueshme” për shkak të marrëveshjes së Karabakut.

Në ndërkohë, Pashinyan shkarkoi kryetarin e Komitetit të Industrisë Ushtarake Armene, Artak Davtyan, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Zohrab Mnatsakanyan dha dorëheqjen për shkak të njoftimeve të Kryeministrit Armen se ai gjithashtu do të shkarkohej. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu