Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “kërkon t’i shkaktojë Libanit të njëjtin nivel dëmi dhe shkatërrimi” siç i ka shkaktuar Gazës, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Sanchez, i cili foli në parlament, tha se lufta SHBA-Izrael kundër Iranit “është një katastrofë absolute”, e nisur për të “ushqyer interesat e të dyshuarve të zakonshëm”.
“Dhe e gjithë kjo për çfarë? Për të minuar ligjin ndërkombëtar, për të destabilizuar Lindjen e Mesme, për të rindezur konfliktet në Irak dhe Liban dhe për ta varrosur Gazën nën rrënojat e harresës dhe indiferencës.”










