Kryeministri kanadez tha se qytetarët e vendit po shohin se çfarë po ndodh në SHBA, derisa ndaloi për 21 sekonda kur u pyet për Presidentin Donald Trump dhe përdorimin e gazit lotsjellës kundër protestuesve. Metro.
Trudeau ka kohë që është kujdesur të mos kritikojë Trump pasi Kanada mbështetet në SHBA për 75% të eksporteve.
Por Trudeau, i cili zakonisht është i shpejtë për t’u përgjigjur, ndaloi për rreth 20 sekonda për të zgjedhur fjalët e duhura kur u pyet për Trump, duke bërë thirrje për veprim ushtarak kundër protestuesve dhe përdorimin e gazit lotsjellës.
Kryeministri shmangi përmendjen drejtpërdrejt të Trumpit.
“Ne të gjithë shohim me frikë dhe brengosje atë që po ndodh në SHBA”, tha ai.
Policia u përgjigj me dhunë ndaj protestuesve që ishin vendosur para Shtëpisë së Bardhë, para se të mbahej fjalimi i Trump. Protestat rreth vdekjes së George Floyd kanë trazuar gjithë SHBA’të, por ato po mbahen tani edhe nëpër shtete të tjera të botës.










