Kryeministri Netanyahu i kërkon falje zyrtare Katarit pas bombardimeve që bëri

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar falje zyrtarisht Katarit, pasi forcat izraelite bombarduan kryeqytetin Doha në një përpjekje për të vrarë zyrtarë të lartë të Hamasit më herët këtë muaj.

Duke cituar një burim pranë liderit izraelit, Reuters raporton se Netanyahu ka telefonuar direkt nga Shtëpia e Bardhë, ku ndodhej për një vizitë zyrtare. Ai bisedoi me Kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, dhe shprehu keqardhjen e tij për incidentin.

Lajmi është konfirmuar edhe nga media izraelite dhe amerikane, të cilat raportuan për bisedën dhe përmbajtjen e saj.

Ky zhvillim vjen menjëherë pasi Netanyahu u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump, me të cilin mbajti një takim të profilit të lartë. Sipas burimeve diplomatike, edhe Presidenti Trump ka pasur një bisedë telefonike të veçantë me Katarin më herët gjatë ditës.

Ngjarja ka shkaktuar tensione diplomatike mes Izraelit dhe Katarit, një shtet që ka pasur rol ndërmjetësues të rëndësishëm në negociatat për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në konfliktin Izrael-Gaza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu