Kryeministri tha se ‘Open Balkan’ e ka kryer misionin e tij, Vuçiç ‘sfidon’ hapur Ramën: Është e ardhmja e rajonit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se projekti “Open Balkan” është e ardhmja e vendeve të rajonit. Gjatë një vizite në zonën e banuar nga serbët në Bosnjë-Hercegovinë, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk është faktor destabiliteti në rajon, por një shtet që synon paqen.

Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Open Balkan e ka kryer misionin e tij dhe shtoi se vendet e rajonit duhet të foksohen në Procesin e Berlinit.

Gjatë vizitës në bashkinë serbe të Bosnjës, Vuçiç ka folur dhe për Kosovën dhe çështjen e marrëveshjes së Dejtonit.

Ai tha se Serbia respekton integritetin territorial të Bosnjës, Kushtetutën dhe marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1996 me komunitetin ndërkombëtar. Ndërsa deklaroi se nuk luan lojë të dyfishte ndaj boshnjakëve dhe as ndaj Kosovës.

Në vizitën e tij, Vuçiç shoqërohej nga kreu i serbëve të Bosnjës, Mirollad Dodik, person i shpallur “non-grata” nga SHBA-të.

Presidenti serb nuk ka pranuar të flasë për shpalljen “non-grata” dhe sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve serb, siç ishte rasti i kreut të shërbimit inteligjent Aleksandër Vulin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu