Kryeparlamentari Gashi realizon takim me Hasan bin Abdullah Al-Ghanim, Kryetar i Këshillit të Shuratit të Katarit

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi po vazhdon me takimet bilaterale me përfaqësues të lartë në Katar në kuadër të Doha Forum ku dhe po qëndron për afirmimin e marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Katarit, transmeton InfoShqip.

Shkrimi i kryeparlamentarit Gashi:

“🇲🇰🇶🇦Në kuadër të Doha Forum 2025, pata nderin të zhvilloj një takim me homologun tim, z. Hasan bin Abdullah Al-Ghanim, Kryetar i Këshillit të Shuratit të Katarit. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe parlamentar.

Theksova rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe gatishmërinë tonë për intensifikimin e dialogut në të gjitha nivelet. Shpreha vlerësimin tim për rolin konstruktiv dhe paqeruajtës të Katarit në çështjet rajonale dhe globale, ndërsa nënvizuam angazhimin e përbashkët për një partneritet edhe më dinamik në të ardhmen, përfshirë edhe në platformat multilaterale.”, shkruan Gashi. /InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu