Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka ironizuar së fundmi ish-presidentin amerikan Donald Trump përmes një reagimi në rrjetet sociale, në lidhje me planet e SHBA-ve për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.
“Shijoni çmimet aktuale të karburantit. Me të ashtuquajturin ‘bllokim’, shumë shpejt do të ndjeni nostalgji për naftën 4–5 dollarë,” thuhet në postimin e tij, i shoqëruar me një hartë që paraqet çmimet e karburantit në zonën e Uashingtonit.
Në një deklaratë të mëparshme të transmetuar nga mediat iraniane, Ghalibaf është shprehur se Irani nuk do të “dorëzohet nën kërcënime”.
Ndërkohë, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur mbi 100 dollarë për fuçi, pas dështimit të bisedimeve mes SHBA-ve dhe Iranit për një marrëveshje të re, ndërsa Trump ka paralajmëruar vendosjen e një bllokade ndaj porteve iraniane.
Nafta Brent aktualisht qëndron rreth 102 dollarë për fuçi, ndërsa shqetësimet vijojnë të rriten se përshkallëzimi i konfliktit mund të thellojë krizën globale të energjisë.










