Kryepeshkopi grek i bën presion Janullatosit, e quan Kacifasin hero

Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hieronymus e ka cilësuar hero terroristin grek të neutralizuar nga RENEA në Bularat pasi sulmoi me armë policinë.

Ai shprehet se Kostandinos Kacifas ishte grek i Vorio Epirit, ndërsa i ka bërë thirrje Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë që të flasë për të treguar më mirë se kush ishte 35-vjeçari.

“Kacifas ishte grek në Vorio Epir dhe ne krenohemi për atë por më mirë të na i thoshte Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas”, tha kryepeshkopi grek.

Konstantinos Kacifa u neutralizua 9 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por, pasi pa trupin, avokati pranoi se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.

Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, ndërsa pritet që sot ti kthehet familjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu