Kryeprokurorja flet për momentin e vështirë: Vij nga një familje e persekutuar

Arta Marku, prej tre muajsh ndodhet në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, detyrë për të cilën është betuar në një situatë jo të zakontë.

Mes tymueseve me ngjyra, kaosit dhe protestës së opozitës, Arta Marku u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme.

Mbrëmjen e sotme, Arta Marku ka bërë komentet e para për punën e saj në një intervistë për gazetarin Sokol Balla.

Ajo tha se gjatë karrierës së saj si prokurore në sistemin e drejtësisë është përballur shpesh me vështirësi, por tha se “nuk ka marrë asnjëherë kërcënime”.

Marku ka treguar se vjen nga një familje e persekutuar, e cila i ka ndier në kurriz pasojat e regjimit.

Ajo u shpreh:

Mamaja ime e ka ndierë në kurriz persekutimin, babai ka qenë i dënuar dhe falë atij persekutimi mamaja ka mbetur pa shkollë pavarësisht rezultateve që i ka pasur të shkëlqyera. Unë e kam ndierë shumë pak persekutimin, siç ishte atëherë, kur vinte në shkollë dikush i rëndësishëm, jepej tufa me lule, por unë edhe pse isha nxënësja më e mirë nuk u lejova të jap tufën me lule”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu