Kryetari i ASHAM: Platforma shqiptare nuk e rrezikon gjuhën maqedonase

Kryetari i ASHAM, Taki Fiti në një intervistë për “faktor 24” ka deklaruar se Maqedonisë i duhet sa më shpejtë një qeveri të re, duke i bërë apel Presidentit Ivanov që sa më shpejt të dorëzoj mandatin shumicës parlamentare. Sipas tij kjo situatë po ndikon shumë te qytetarët e Maqedonisë dhe kjo situatë sipas tij krijon  ndarje mes qytetarëve.

“Në këtë situatë që jemi duhet sa më shpejtë të formohet qeveri politike dhe presidenti Gjorge Ivanov, ta japë mandatin. Kriza është mjaft serioze, ajo mund ta rrezikojë mbijetesën e shtetit. Bëhet fjalë për krizë të thellë politike dhe shoqërore. Qytetarët gjithnjë e më shumë janë të ndarë dhe kthehet frika te njerëzit. Për ASHAM janë të rëndësishme dy prioritete – zgjidhje të qetë, dialog në institucione dhe sa më shpejtë të formohet qeveria politike”, vlerësoi Taki Fiti.

Sipas njeriut të parë të ASHAM, përgjegjësia për zgjidhjen e krizës është te partitë politike dhe udhëheqësit e tyre dhe shefi i shtetit, ndërkaq dialogu patjetër duhet të bëhet në institucione.

I pyetur nëse Platforma Shqiptare është e pranueshme për ASHAM, Taki Fiti thotë se platforma shqiptare aspak nuk e rrezikon gjuhën maqedonase dhe gjithçka që është nën suazat e kushtetutës për ASHAM është e pranueshme.

“ASHAM nuk sheh rrezikim të gjuhës maqedonase në të ashtuquajturën Platformë Shqiptare dhe se ASHAM nuk do të pranojë zgjidhje të cilat janë jashtë Kushtetutës”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i ASHAM, Taki Fiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu