Pas përhapjes së disa lajmeve të pavërteta në media, ku spekulohej se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mund të tërhiqet nga posti dhe se brenda koalicionit VLEN ka mosmarrëveshje, vetë Gashi ka reaguar në mënyrë simbolike dhe të drejtpërdrejtë, raporton InfoShqip.
Sot, ai ka publikuar një selfie bashkë me deputetët e koalicionit VLEN, duke dhënë një mesazh të qartë: uniteti dhe bashkëpunimi mes partnerëve mbetet i palëkundur.
Fotografia është një dëshmi e qartë e atmosferës pozitive dhe funksionale brenda koalicionit, duke përgënjeshtruar zërat që flasin për krizë apo ndarje./InfoShqip.com