Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në mesin e takimeve në Doha të Katarit ku po zhvillohet forumi më i madh në botë Doha Forum ka realizuar një takim me Hassan Al Thawadi një ndër figurat kyçe të projektit Katar 2022, transmeton InfoShqip.
“🇲🇰🇶🇦Gjatë pjesëmarrjes sime në Doha Forum 2025, pata nderin të takoja z. Hassan Al Thawadi, një nga figurat kyçe të projektit “Katar 2022”. Diskutuam mbi përvojën e Katarit në organizimin e evenimenteve ndërkombëtare dhe mbi mundësitë për bashkëpunim në fushat e kulturës, sportit dhe diplomacisë parlamentare.
Shprehëm gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Katarit, që do sjellin përfitime për qytetarët dhe do hapin horizonte të reja për zhvillim dhe partneritet strategjik.”, ka shkruar mes tjerash Gashi.










