Kryetari i Kuvendit të RMV-së shpreh ngushëllime për tragjedinë në Graz, Austri

Me trishtim të thellë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas aktit tragjik të dhunës që ndodhi në qytetin Graz të Austrisë, ku humbën jetën dhjetë persona të pafajshëm dhe u plagosën disa të tjerë.

Në një mesazh zyrtar, ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emrin e tij personal dhe në emër të Kuvendit të RMV-së për familjet e viktimave, duke uruar forcë dhe qëndresë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

Gjithashtu, ai ka shprehur ndjenjat më të thella të solidaritetit ndaj homologut të tij austriak, Walter Rosenkranz, dhe përmes tij, të gjithë qytetarëve të Austrisë, duke theksuar se mendimet dhe lutjet e popullit maqedonas janë me miqtë austriakë në këto momente të dhimbshme.

Postimi i Gashit:

“Me trishtim të thellë e mora lajmin për aktin tragjik të dhunës që ndodhi në Graz të Austrisë, i cili mori dhjetë jetë njerëzish të pafajshëm dhe shkaktoi plagosjen e disa të tjerëve.

Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke uruar forcë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike.
Shpreh ndjenjat më të thella të solidaritetit homologut tim,
Walter Rosenkranz dhe nëpërmjet tij, gjithë qytetarëve të Austrisë. Me mendimet tona qëndrojmë pranë miqëve tanë austriak në këto momente të rënda.“ perfundon ai./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu