Kryetari i ri i komunës qendër merr vendim të ri për projektin Shkupi 2014

Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, sot paralajmëroi se do të formohet komision i cili do të merret me punën e përgjithshme të projektit “Shkupi 2014”. –“

Do të fillojë që nga mënyra e vendosjes së përmendoreve, për atë se kush ka dhënë leje për vendosje. Për disa përmendore kompetenca ka komuna Qendër, për disa qyteti i Shkupit, për disa të tjera Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Për përmendoret më të mëdha kemi dyshime se vendosja e tyre nuk është bërë në përputhje me vendimet, andaj, gjithçka që në mënyrë joligjore është vendosur, do të hiqet nga ana jonë” – tha Bogdanoviq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Komunën Qendër, e cila sot shënon 41 vjetorin e ekzistimit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu