KSHZ: 31.107 fletëvotime të pavlefshme

Komisioni Shtetëror Zgjedhor regjistroi 31.107 fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas përpunimeve të 3.421 nga 3.480 qendrat e votimit.

Numri i fletëvotimeve të vlefshme është 869.533.

Kanë votuar 927.640 qytetarë ose 51% e gjithsej 1.814.263 të regjistruar në Listën Zgjedhore.

“Dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike, pa një numër të konsiderueshëm parregullsish”, thanë autoritetet mbrëmë pas mbylljes së vendvotimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu