Ku do të renditej Real Madridi në tabelën e La Ligës po të mos ishin Benzema e Casemiro?

Zinedine Zidane mori frymë lehtësimi të premten e kaluar kur Karim Benzema u stërvit normalisht me shokët e tij të Real Madridit.

Numri 9 kishte humbur dy javë me një problem të aduktorit dhe askush nuk e di se sa Los Blancos luftojnë për gola pa të më shumë sesa bën strategu francez.

Të dielën, Benzema u kthye për të shënuar golin e tij të 18-të të sezonit dhe të 13-të në La Liga në barazimin 1-1 në derbin e Madridit për të mbajtur Realin në luftën për titull.

Nuk ishte rastësi që Casemiro rrëmbeu asistimin, pasi braziliani kishte qenë kërcënimi më i madh i skuadrës në mungesë të francezit.

Casemiro e serveri topin për Benzeman, i cili arriti të shënonte në një port të hapur dhe ishte vetëm asistimi i tij i dytë i sezonit, megjithëse ishte golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës.

Dyshja ishin lojtarët e vetëm të aftë për të testuar Jan Oblakun të dielën, dhe portieri slloven bëri disa pritje bravoroze.

Lajmi i keq për Real Madridin është se sulmuesit e tjerë të tyre ende mungojnë. Nuk ka asnjë shenjë të Marco Asensios, Rodrgyos ose Vinicius, ndërsa Eden Hazard është ende i lënduar.

Tani për tani, vetëm Benzema dhe Casemiro janë duke siguruar gola për Real Madridin dhe natyrisht se kjo gjë është shqetësuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu