32.6 milionë persona nga 15 deri në 74 vjeç në Bashkimin Evropian (BE) ishin të vetëpunësuar në vitin 2018. Ata përbënin 14% të totalit të punësimit
Në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, pothuajse një në çdo tre punonjës në Greqi, ishte i vetëpunësuar në vitin 2018 (30%) dhe rreth një në pesë në Itali (22%), Poloni (18%) dhe Rumani (17%), raporton “Eurostat”.
Këto vende u pasuan nga Çekia, Holanda dhe Spanja (secila 16%), Portugalia, Sllovakia dhe Mbretëria e Bashkuar (secila 15%), përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër të shkallës, të vetëpunësuarit përbënin më pak se 10% të totalit të punësimit në Danimarkë dhe Luksemburg (8%) si dhe në Gjermani dhe Suedi (të dyja 9%), përcjell tutje albinfo.ch.
Në krahasim me mesataren e BE-së, Shqipëria ka një normë 2.4 herë më të lartë. Edhe në raport me vendet e rajonit, Shqipëria ka një normë më të lartë të vetëpunësimit. Në rajon, pas Shqipërisë renditet Kosova, ku norma e vetëpunësimit ndaj totalit të të vetëpunësuarve sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2017 përllogaritet 23.5%.
Në vend të tretë për normë të lartë vetëpunësimi renditet Serbia, ku përqindja e të vetëpunësuarve llogaritet të jetë 21.4%, sipas Zyrës Statistikore të Republikës së Serbisë. Gjysma e të vetëpunësuarve në Serbi janë në sektorin e bujqësisë.
Mali i Zi e ndjek me një diferencë të vogël për sa i përket vetëpunësimit, i cili llogarit se 19.1% e të punësuarve janë të vetëpunësuar, sipas Zyrës Statistikore të Malit të Zi.
Maqedonia dhe Bosnja kanë një normë më të ulët të vetëpunësimit me përkatësisht 12.8% dhe 12.7%, sipas statistikave zyrtare.
FOTO:











