Ku ka shkuar Gruevski?! (DOKUMENT)

Nikolla Gruevski mungon në listën zyrtare të të ftuarve të rëndësishëm në kongresin e Partisë Kombëtare Evropiane e cila do të mbahet në Maltë, njofton A1 on.

Gruevski i cili dje udhëtoi për në Turqi, nga VMRO-DPMNE reaguan me arsyetimin se është në vizitë në Maltë ku bashkërisht me delegacionin e partisë do të marrin pjesë në kongresin në fjalë.

Megjithëse kongresi mbahet më datë 29 dhe 30 mars, në listën e të ftuarve është vetëm Emil Dimitriev.

Kongresi do të mbahet në hotelin “Interkontinental” në qytezën St. Julian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu