Kualifikimi i Kosovës në “play off”-et e “Euro 2020” nëpërmjet turneut më të ri të UEFA-s, Nations League, ka bërë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme fitores së thellë me shifrat 4-0 të “Dardanëve” ndaj Azerbajxhanit.
Më poshte keni disa nga Mediat ndërkombëtare duke i bër jehonë Kosovës.
“E sapoardhura Kosovë siguron kualifikimin në ‘play off’-et e Euro 2020”, shkruan amerikania “Washington Post”.
“Sky Sports” në Britaninë e Madhe shkruan: Kosova i jep vetes një mundësi për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.
“Neës28.com” vjen me një titull shumë interesant: Kosova i habit të gjithë, siguron pjesëmarrjen në “play off” duke shkatërruar Azerbajxhanin.










