‘#KuështëSasha?’ Ja pse mungoi vajza e vogël në takimin lamtumirës të Barack Obamas

Barack Obama mbajti takimin përmbyllës për të dhënë lamtumirën e fundit si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mijëra njerëz me e pa pushtet ishin mbledhur të përkrahnin e brohorisnin për presidentin në largim i cili u shpreh falënderues për përkrahjen e tyre gjatë këtyre 8 viteve.

Ai nuk la pa falënderuar as familjarët e tij gruaja Michelle Obama dhe vajzat Malia e Sasha, për të cilat tha se ndihej tmerrësisht krenar që ishte baba i tyre.

E gjersa publiku së bashku me Barack Obaman u shkrehën në vaj, syri i mprehtë i shikuesve nuk e kishte lënë pa e cekur mungesën e të voglës së shtëpisë, Sasha Obama.

Në Twitter ishte krijuar thurja ‘#wheressasha’, apo ‘ku është Sasha’ duke kërkuar përgjigje për mungesën e saj në një moment kaq historik për të atin dhe familjen e saj.

E përgjigja qëndronte tek shkollimi i saj, e cila në ato momente ishte dashur të qëndronte në shtëpi për të studiuar për testet finale në shkollë, sipas një komunikate zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. /ORAinfo


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu