Kujdes, Gjermania shumë lehtë mund të dëboj një të huaj

Pas një periudhe tensionesh brenda koalicionit qeverisës gjerman, Dhoma e Ulët e Parlamentit, apo Bundestagu, miratoi një projektligj që përfshin një sërë masash, sikurse zgjatja e masës së paraburgimit për të parandaluar dështimin e dëbimeve të shtetasve të huaj.

Këto masa do ta lehtësojnë procesin e dëbimit të të huajve pa leje qëndrimi. Një ndër masat e miratuara edhe zgjatja e periudhës maksimale ligjore të paraburgimit, për personat që janë në pritje të dëbimit, nga 10 ditë në 28 ditë.

Për më tepër, përfaqësuesit e autoriteteve tani do të lejohen që të hyjnë në dhomat e përbashkëta të personave që janë në proces dëbimi, e jo vetëm në dhomën e personit që do të dëbohet nga shteti.

Në të kaluarën, dëbimet raportohet se kishin dështuar për shkak se personat që ishin në proces dëbimi nuk mund të gjendeshin nga autoritetet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu