Lëngu i qitros mund të ndërveprojë me dhjetra e medikamente, duke u kthyer kështu në rrezik për shëndetin.
Mjekët nuk janë të sigurt se cili prej qindra përbërësve të qitros është përgjegjës. Përbërësi kryesor është furanokoumarin, i gjetur gjithashtu në kos dhe portokall. Edhe pse këto fruta nuk janë studiuar në mënyrë të detajuar, udhëzimet për ndalimin e konsumimit të qitros nëse jeni duke u mjekuar duhet të zbatohen.
Nëse merrni një dozë të ulët apo të moderuar ilaçesh, ndoshta mund të konsumoni një gotë të vogël me lëng qitro, por në qoftë se e teproni me dozën, ajo mund të bëhet e rrezikshme.
Megjithatë konsultimi me mjekun rekomandohet në të tilla raste./albeu