Kujdes, këto ushqime nuk duhet ngrohur dy herë

Zonjat e shtëpisë e njohin mirë rregullin e artë : Në kuzhinë nuk hidhet asgjë. Të gjithëve na ka ndodhur të na teprojnë ushqimet e darkës së bollshme të mbrëmjes së kaluar. Mjafton një ringrohje dhe gjithçka është gati. Por studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme.

Kërpudhat: Kërpudhat duhen konsumuar menjëherë pas gatimit. Nëse i ringrohni shfaqin elemente toksike që dëmtojnë stomakun.

Selino, spinaqi dhe panxhari: Këto tri perime janë depo vitaminash e proteinash për oganizmin tonë. Nëse i ringrohni nitratet e tyre kthehen nitrite toksike me veti kancerogjene. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.

Patatet: Ringrohja e patateve nxit rritjen e botulizmit, një element toksik që dëmton sitemin tretës dhe pankreasin.

Pula: Nuk mungon kurrë në frigoriferin tonë. Është një mish lehtësisht i tretshëm, por ka disa limite përsa i përket ringrohjes. Pula duhet ngrënë menjehërë pas përgatitjes ose mund ta konsumoni të ftohtë. Nxehtësia mund të shkatërrojë kompozimet proteinike dhe të krijojë problem në tretje.

Orizi : Orizi përmban një bakter të quajtur Bacillus cereus. Ky bakter eleminohet gjatë të gatuarit, por ndonjëherë nxehtësia bën që të prodhojë disa spore toksike të cilat mund të çojnë në helmim.

Veza: Veza është përbërës i shumë recetave, kryesisht ëmbëlsirave. Për të gjithë dashamirësit e bakllavasë, harrojeni të ringrohni këtë ëmëbëlsirë pasi veza ka veti toksike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu